
Një i ri është gjetur i plagosur pranë rrethrrotullimit të Shëngjinit në Lezhë.

22 vjeçari me fraktura në kokë është marrë nga autoambulanca dhe pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Lezhës është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Siç bën të ditur për MCN, korrespodenti nga Lezha, ende nuk dihen rrethanat e këtij rasti, ndërsa policia ka nisur verifikimet.
Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 06:05, salla operative e Policisë së Lezhës është njoftuar nga spitali rajonal i Lezhës, se në afërsi të rrethrrotullimit të Shëngjinit, është marrë me autoambulancë, i dëmtuar në kokë, shtetasi G. B., 22 vjeç. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 22-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një lokali në vendin ku është gjetur i dëmtuar. Ky shtetas është transportuar në Spitalin e Traumës dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e kësaj ngjarjeje.



