Vetingu në Polici/ Konfirmohet në detyrë kreu i policisë kriminale, Tonin Vocaj

Vetingu në Polici/ Konfirmohet në detyrë kreu i policisë kriminale, Tonin Vocaj

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konfirmoi sot në detyrë Tonin Vocaj, drejtor i Policisë Kriminale.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar më 11 dhjetor, Vocaj u përballë me gjetjet e komisionit, lidhur me vlerësimin e pasurisë, kontrollin e figures si dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

 Vocaj u përballë me gjetjet e komisionit, lidhur me një sipërfaqe toke në Lezhë, një foto e bërë publike në media ku shfaqej nën shoqërinë e Arben Frrokut, ky i fundit i dënuar përjetë për vrasjen e ish komisar Dritan Lamajt, si dhe me dy kallëzime penale kur ai ishte në krye të policisë në Tiranë e Durrës. Sipas Vocajt nuk ka pasur dijeni se mes Frrokut dhe Lamajt ka pasur ndonjë konflikt. Sipas Vocajt, ai ka shkuar i pari në vendngjarje, madje ka qenë ai që ka bërë të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin e Frrokut.

Drejtori i Policisë Kriminale rezultoi i pastër në të tre komponentët e vlerësimit të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Procesi i vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Gardës, bazohet në parimin e ligjshmërisë, të barazisë përpara ligjit dhe të proporcionalitetit, duke garantuar të drejtën e punonjësve për një proces të rregullt ligjor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy