Shpërndanin lëndë narkotike/ Arrestohet 24-vjeçari, procedohet një tjetër

Shpërndanin lëndë narkotike/ Arrestohet 24-vjeçari, procedohet një tjetër

Një 24-vjeçar me inicialet F.M., ra në prangat e policisë në Dimal, ndërsa një tjetër shtetas u procedua penalisht, pasi u kapën duke shpërndarë lëndë narkotike në doza të vogla.

 

NJOFTIMI

Finalizohet një tjetër operacion policor, i koduar “Dimal”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. 

Ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, vihet në pranga 1 shtetas, procedohet penalisht 1 shtetas tjetër.  Sekuestrohen doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se 2 shtetas shpërndanin lëndë narkotike cannabis sativa, organizuan dhe finalizuan operacionin "Dimal", për kapjen e tyre. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:  

F. M., 24 vjeç, banues në lagjen "4 Shtatori", Dimal.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi H. M., 29 vjeç, banues në lagjen "4 Shtatori", Dimal.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa, të ndarë në doza (me qese farmaceutike), gati për shitje.    

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy