Një aksident tragjik ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në fshatin Menkulas të Devollit, ku një mjet bujqësor tip "zetor" ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka mbetur i zënë poshtë zetorit dhe dyshohet se ka humbur jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



