
Gazetarja Ervina Garo ka dhënë detaje të reja në lidhje me operacionin “Winter” ku u godit një grup kriminal i përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike në doza, kryesisht pranë shkollave në Kavajë.
Në një lidhje me MCN Live Garo tha se pjesa më e madhe e të arrestuarve janë shpërndarës më shumë sesa organizatorë. Gjatë këtij operacioni policia ka futur dhe të infiltruar.
Kemi të bëjmë me shpërndarës, më shumë sesa me organizatorë. Janë identifikuar nga policia e qytetit bregdetar edhe nëpërmjet informacioneve që vijnë nga terreni. Madje ka pasur dhe shitje të stimuluara, ka pasur dhe të infiltruar që kanë bërë të mundur dhe rënien e tyre në pranga pas operacionit të kryer ditën e djeshme. Ka mes tyre dhe persona me precedentë të mëparshëm penal.
Kemi të bëjmë me doza ë sekuestruara kanabis. Operacioni në fjalë është i kufizuar në Kavajë. Problematika sigurisht shtrihet në zonën e Durrësit.
Policia ka arrestuar 13 persona dhe ka proceduar një tjetër në gjendje të lirë, ndërsa një i dyshuar është shpallur në kërkim pasi akuzohen për shpërndarje droge pranë shkollave në Kavajë.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 80 doza kokaine, 620 doza kanabisi, 2 peshore elektronike, pajisje për presimin e lëndëve narkotikëve dhe ndarjen e tyre në doza, shuma parash në euro dhe lekë dhe 19 celularë; 3 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, pajisje për modifikimin e armëve të zjarrit, 1 detektor dhe 1 bllokuesh valësh.



