Karabinierët marrin në dorëzim kampin në Gjadër/ Simoni: Është shtuar sigurua. Punimet përfundojnë brenda muajit

Karabinierët marrin në dorëzim kampin në Gjadër/ Simoni: Është shtuar sigurua. Punimet përfundojnë brenda muajit

Punimet në kampin e refugjateve në Gjadër të Lezhës po shkojnë drejt fundit.

Korrespodenti i MCN nga Lezha, Juli Simoni, thotë për edicionin e lajmeve në MCN se zona është marrë nen administrim nga karabinierët Italian. 

Ata kanë mbërritur gjatë ditëve të fundit ne Gjadër për ruajtjen e kampit, ndërsa punimet pritet të përfundojnë brenda këtij muaji.

Ishte planifikuat te hapet me 1 shtator, kur do vinin dhe refugjatet e pare, por për shkak te vonesave ne punime hapja është shtyre për një afat te pacaktuar.

Sipas korrespodentit nga Lezha, me marrjen nën administrim nga karabinierët italian është shtuar edhe siguria duke mos lejuar afrimin në një perimetër të caktuar sigurie.

Me ardhjen e karabinierëve italian është shtuar sigurua aty, nuk lejohen persona të jashtëm që të afrohen në një perimetër të caktuar.

Po koordinohet puna edhe me autoritete vendore, kryesisht me Drejtorinë vendore të Policisë në Lezhë, dhe prittë të ngritët edhe një strukturë e veçantë në Drejtorinë vendore të Policisë e cila do të jetë në funksion të sigurisë në kampin e Gjadrit dhe në qendrën pritëse të Shëngjinit me një numër të konsiderueshëm efektivesh prej 80 vetash dhe disa oficerë të cilët do të jenë ne dispozicion të refugjatëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy