Zbulimi i parcelës me kanabis në Divjakë, AMP nis hetim ndaj drejtuesve të Komisariatit

Zbulimi i parcelës me kanabis në Divjakë, AMP nis hetim ndaj drejtuesve të Komisariatit

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka nisur hetim ndaj zinxhirit komandues të Komisariatit të Policisë Divjakë, nën dyshimin për shpërdorim detyre, pas zbulimit të një parcele me bimë narkotike kanabis në këtë zonë.

 

Rasti është referuar në Prokurori, pasi dyshohet se nuk janë ushtruar kontrollet e nevojshme për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të lëndëve narkotike.

 

Parcela është zbuluar në vendin e quajtur “Rezervuari i Divjakës”, në një sipërfaqe toke shtetërore. Gjatë operacionit janë sekuestruar 1,426 bimë kanabis sativa, 37 kilogramë lëndë narkotike në proces tharjeje dhe 7 kilogramë kanabis në formë boçesh.

 

Për këtë rast janë vënë nën hetim edhe tre punonjës të Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura në qarkun Fier, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të përgjegjësive.

 

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se gjatë operacionit është gjetur një ambient i përshtatur për tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike, ku ndodheshin sasi të konsiderueshme kanabisi në proces tharjeje dhe në formë boçesh.

 

Lënda narkotike është sekuestruar si provë materiale, ndërsa ndaj tre punonjësve të Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura në Fier, E. T. (33 vjeç), F. H. (37 vjeç) dhe G. A. (53 vjeç), ka nisur procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy