Dy persona të akuzuar për plagosje të rëndë janë vënë në prangat e policisë së Kamzës.
Efektivët e komisariatit Nr. 5, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e dy shtetasve në kërkim, si rezultat e një pune të mirorganizuar për lokalizimin dhe kapjen e tyre, finalizuan operacionin e koduar “Double”.
Gjatë operacionit u kapën shtetasit I. M., 45 vjeç, banues në Kamëz, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe B. A., 38 vjeç, banues në Kamëz.
Në vijim të veprimeve procedurale, u ekzekutua urdhri i ndalimit i nxjerrë nga Prokuroria e Tiranës, më datë 15 prill, për dy të dyshuarit, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se më 3 prill, kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin A. H., të cilit i janë shkaktuar dëmtime të rënda.



