Del nga rruga makina në Pogradec, plagoset drejtuesi

Del nga rruga makina në Pogradec, plagoset drejtuesi

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në Pogradec.

Rreth orës 07:15, në hyrje të fshatit Tushemisht, Pogradec, shtetasi K. L., 27 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi K. L., i cili u transportua në spitalin e Pogradecit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy