Nga trafiku i drogës te dhuna dhe aksidentet, 10 të arrestuar në Tiranë

Nga trafiku i drogës te dhuna dhe aksidentet, 10 të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka vënë në pranga 10 persona për vepra të ndryshme penale.

Dy prej të arrestuarve kanë qenë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa një tjetër ka ushtruar dhunë ndaj punonjësit të policisë bashkiake.

‘Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të mitur me iniciale T. B, 16 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshëm u bë kapja dhe ndalimi i shtetases S. K, 33 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tirane, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Trafikim i të miturve".

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

T. D, 30 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është kapur jashtë banese;

S. J, 49 vjeç, pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Z. A, 59 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkelur urdhrin e mbrojtjes dhe ka ushtruar dhunë fizike nga bashkëshortes së tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u ekzekutua urdhri i prokurorit për shtetasin në kërkim E. K, 21 vjeç, pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 4 muaj e 15 ditë burgim, për veprën penale “ Vjedhje“ e kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. Sh, 57 vjeç, pasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë si dhe ka goditur punonjësin e Policisë Bashkiake Kavajë, për shkak të detyrës.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. K, 32 vjeç dhe G. K, 35 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur;

E. L, 35 vjeç, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësorin P. M, 43 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy