
Drejtoria Vendore e Policisë Berat, bën të ditur se specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor kanë arrestuar shtetasin F. P., 31 vjeç, banues në Berat.
I njëjti gjatë ditës së djeshme, në fshatin Moravë duke drejtuar automjetin e tij, u përplas me automjetin që drejtonte shtetasi E. I., 50 vjeç, banues në Berat, i cili si pasojë e dëmtimeve ndërroi jetë.
Poashtu është arrestuar shtetasi S. M., 62 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në rrugën rurale Kozare-Lushnje, duke drejtuar motomjetin e tij, ka përplasur shtetasin V. RR., 66 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.
66-vjeçari ndodhet në spital, ku po merr mjekim jashtë rrezikut për jetë.



