Plagosi punonjësin e IMT për shembjen e banesës, gjykata e lë pas hekurave

Plagosi punonjësin e IMT për shembjen e banesës, gjykata e lë pas hekurave

“Arrest me burg” ka caktuar Gjykata e Tiranës, për Qani Muçën, 55-vjeçarin i cili plagosi me armë zjarri inspektorin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, i cili kishte shkuar për shembjen e banesës së tij.

Muça do të qëndrojë pas hekurave në vijim të hetimeve për zbardhjen e ngjarjes.

Plagosja u shënua pasditen e 12 gushtit, në kryqëzimin e rrugës “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”, në Tiranë.

Punonjësi  i IMT-së që mbeti i plagosur është, Ilirjan Gavelli, 52 vjeç, i cili sapo kishte përfunduar ekzekutimin e një vendimi për shembjen e banesës.

Pas ngjarjes Muça u arrestua nga policia, ndërkohë që u sekuestrua edhe arma e përdorur për kryerjen e krimit.

Qani Muça akuzohet për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy