Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme, në vendin e quajtur “Kthesa e Marinzës” në Fier.
Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë kane mbetur të plagosur dy personat që udhëtonin me të.

Të dëmtuarit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave që çuan në daljen e mjetit nga rruga.



