
Një efektiv i policisë së Tiranës ka humbur kontrollin e mjetit me të cilin udhëtonte dhe ka përplasur dy makina.
Më datë 14.06.2024, punonjësi i policisë inspektor Xh. M., duke drejtuar automjetin e shërbimit dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Xh. B. dhe me një automjet të parkuar.

Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim për të hedhur më shumë dritë mbi gjithë sa ka ndodhur.



