Dyshohet se ndihmuan në arratisjen e vrasësve të Everest Çakës, Policia shoqëron dy persona

Dyshohet se ndihmuan në arratisjen e vrasësve të Everest Çakës, Policia shoqëron dy persona

Policia e Elbasanit ka shoqëruar dy persona gjatë një aksioni blic të zhvilluar pasditen e sotme në lagjen “Skënderbe” në Elbasan, në vendin ku u ekzekutua në një atentat mafioz Everest Çaka.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 11 maj, ndërsa sipas burimeve nga policia, mësohet se dy të shoqëruarit dyshohet se kanë ndihmuar të arratisen autorët e vrasjes. Nuk dihet ende se kush janë shtetasit e shoqëruar, ndërsa në aksionin e pasdites së sotme morën pjesë dhjetëra forca policie duke mbajtur nën kontroll të gjithë zonën ku u bë edhe ndërhyrja.

41-vjeçari Everest Çaka u ekzekutua teksa po kthehej nga shtëpia e vjehrrit në lagjen “Skënderbe”, ndërsa e plagsur ka mbetur edhe bashkëshortja e tij, Silvana Çaka. Çaka kishte pak kohë që ishte kthyer nga Spanja dhe pista ku po hetohet është hakmarrja nga një zinxhir krimesh që kanë ndodhur në Elbasan nga prishja e pazareve jashtë vendit, kryesisht në Spanjë dhe Belgjikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy