Policia e Tiranës ka arrestuar një nga autorët e vendosjes së lëndës plasëse ditën e djeshme në një lokal në rrugën “Donal Trump” në Kamëz ku ndodhi dhe një shpërthim.
Bëhet me dije se në prangat e policisë ka rënë 58-vjeçari me iniciale B.M, banues në Tiranë.
Në njoftimin e policisë thuhet: Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan B.M., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se është njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal në rrugën “Donald Trump”, në Kamëz, ku shpërtheu lëndë plasëse.



