
Policia e Beratit ka ndaluar një 21-vjeçar me inicialet R. L., pasi ishte shpallur në kërkim për tre raste vjedhjesh.
"Ky shtetas dyshohet si autor i 3 ngjarjeve, konkretisht: në datën 18.05.2022, ka vjedhur një derë alumini, në banesën e shtetases F.A., në lagjen Uznovë; në datën 15.05.2022, ka tentuar të vjedhë në 2 automjete, pasi u ka thyer xhamat", thuhet në njoftim.
NJOFTIM
Berat
Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.
Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale "Vjedhja".
Zbardhen 3 raste të vjedhjes që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.
Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit R. L., 21 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, Berat.
Ky shtetas dyshohet si autor i 3 ngjarjeve, konkretisht: në datën 18.05.2022, ka vjedhur një derë alumini, në banesën e shtetases F.A., në lagjen Uznovë; në datën 15.05.2022, ka tentuar të vjedhë në 2 automjete, pasi u ka thyer xhamat.
Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.



