Sherr në rrugë, shqiptari bën për spital shoferin 46-vjeçar në Itali

Sherr në rrugë, shqiptari bën për spital shoferin 46-vjeçar në Itali

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pas denoncimit të një shoferi për rrahje. 29-vjeçari është përfshirë në një debat me një shofer furgoni në Valbisagno.

Debati është ashpërsuar aq sa 29-vjeçari e ka qëlluar 46-vjeçarin me një levë hekuri.

Pas sherrit, 29-vjeçari shqiptar është larguar nga vendi i ngjarjes.

Por policia ka arritur ta identifikojë falë kamerës së instaluar në tjetër mjet, që ka qenë i pranishëm në momentin e ngjarjes dhe profilit të tij në “Facebook”.

I dëmtuari e ka identifikuar agresorin përmes fotove të postuara në “Facebook”. Vetë i plagosuri është mjekuar në spital, ku do të qëndrojë 10 ditë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy