Mallra kontrabandë dhe para të padeklaruara, goditen tre raste në Rinas dhe në Portin e Durrësit

Mallra kontrabandë dhe para të padeklaruara, goditen tre raste në Rinas dhe në Portin e Durrësit

Dy raste të kontrabandës së mallrave dhe një rast i mosdeklarimit të parave në kufi, janë zbuluar nga Policia Kufitare në Rinas dhe në Portin e Durrësit.

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit, bënë të ditur se në Rinas u proceduan penalisht dy persona, ndërsa tentuan të kalojnë në mënyrë të padeklaruar veshje me vlerë 12 840 euro dhe akuzohen për “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Një tjetër person u procedua në Rinas, për mosdeklarimit të të hollave në kufi. Gjatë kontrollit më të imtësishëm në vijën e dytë, për shkak të dyshimeve fillestare, atij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17 420 paund, të cilat nuk i kishte deklaruar, ndërsa akuzohet për “Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”.

Ndërkohë, në Portin e Durrësit, u arrestua në flagrancë një 42-vjeçar nga Bagdadi, i cili po tentonte të kalonte kufirin me dokument të falsifikuar dhe një 27-vjeçar nga Turqia u procedua pasi tentoi të kalonte në kufi me dokument të një tjetër personi, me të cilin kishte ngjashmëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy