Aktivitet i paligjshëm i lojërave të fatit/ Arrestohen tre persona në Durrës

Aktivitet i paligjshëm i lojërave të fatit/ Arrestohen tre persona në Durrës

Policia e Durrësit ka njoftuar arrestimin e tre personave të cilët janë kapur teksa ushtronin në mënyrë të paligjshme aktivitetin e lojërave të fatit.

Sipas njoftimit të policisë, janë sekuestruar ruleta, tavolina dhe aparate elektronike që përdoreshin për zhvillimin e lojërave të fatit, ndërkaq janë arrestuar M. O., 48 vjeç, R. C., 33 vjeç dhe S. S., 38 vjeç, të tre banues në Durrës.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Vijon operacioni “Fati i lojërave”. Goditet një tjetër rast i ushtrimit të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Vihen në pranga 3 shtetas. Sekuestrohen ruleta, tavolina dhe aparate elektronike që përdoren për zhvillimin e lojërave të fatit. Në vijim të operacionit “Fati i lojërave”, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në një ambient të marrë me qira nga një shtetase, në lagjen nr.13, Durrës, po ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme e lojërave të fatit, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë bërë të mundur evidentimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. O., 48 vjeç, R. C., 33 vjeç dhe S. S., 38 vjeç, të tre banues në Durrës.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetases R. Z., e cila kishte marrë me qira ambientin ku zhvilloheshin lojërat e fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 93 aparate elektronike që shërbenin për lojërat e fatit, 4 tavolina dhe 4 ruleta. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy