Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Luan Dacit për rikthim në detyrë në KPA

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Luan Dacit për rikthim në detyrë në KPA

Gjykata Kushtetuese, ka rrëzuar sot kërkesën e Luan Dacit që kërkonte rikthimin në detyrë, si gjyqtar ose si anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Kështu, Kushtetuesja vendosi moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.

Daci, më 1 dhjetor 2020, u dënua me 6 muaj burg, vendim ky, që u konvertua në një vit shërbim prove.

Ish-gjyqtari u akuzua për falsifikim dokumentesh, pasi ka fshehur shkarkimin nga detyra nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë në vitin 1997, i cili e kishte shkarkuar atë nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.

Sipas ligjit, kjo shkelje për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit përbën shkak për mosplotësimin e kritereve për të qenë pjesë Kolegjit të Posaçëm të Apelit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy