Vrasja në Kamëz, makina e autorit gjendet e braktisur te Liqeni i Bovillës

Vrasja në Kamëz, makina e autorit gjendet e braktisur te Liqeni i Bovillës

Policia e Tiranës vijon kërkimet për kapjen e 39-vjeçarit Sadik Llani, i dyshuar si autor i vrasjes së 27-vjeçarit Ardian Baloshi, një ditë më parë, në zonën e Kamzës.

 

Hetuesit kanë mundur të gjurmojnë lëvizjet e të dyshuarit në drejtim të zonës së Liqenit të Bovillës, ku policia ka lokalizuar automjetin e përdorur nga 39-vjeçari, i cili ishte braktisur pranë këtij liqeni.

 

Gjatë mbrëmjes së djeshme, forcat speciale RENEA zhvilluan kontrolle në disa objekte por pa rezultat.

 

Kontrollet janë shtrirë edhe në territorin malor të Krujës, ndërsa operacioni i kërkimit janë në vijim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy