
Një fëmijë 8-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme.
Në lagjen “Estref Caka”, shtetasi A. B., 44 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një shtetas të mitur 8 vjeç, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



