I ekzekutoi të bijën me bukë në gojë, nëna e viktimës: Ishte hera e dytë që Eltoni vinte me kallash (VIDEO)

I ekzekutoi të bijën me bukë në gojë, nëna e viktimës: Ishte hera e dytë që Eltoni vinte me kallash (VIDEO)

Nëna e Sabrina Bengaj në një deklaratë për mediat ka zbuluar dinamikën e ngjarjes tragjike që i mori jetën të bijës së saj.

Ajo u shpreh se Elton Metaj e kishte për herë të dytë që shkonte në shtëpinë e tyre me kallash. Mbrëmjen e të premtes, Eltoni sapo kishte hyrë kishte kërkuar të takonte ish-gruan, teksa Sabrina kishte dalë dhe i kishte kërkuar të bisedonte vetëm me atë ai e kishte qëlluar.

“Vajzën e prisja çdo natë kur vinte nga puna dhe atë natë po hekurosja. Kur e pash që kaloi ora 22:00 dola te dera. Ishte hera e dytë që vinte me kallash, na terrorizoi. E prita vajzën, erdhi brenda u ul po hante bukë, ishte me bukë në gojë, dhe unë më pas vazhdova punën se nuk kisha kohë.

Sa e pash që do hapte derën e jashtme, se po prisja djalin në fakt, thash mos ky do jetë Eltoni. Kur hapi derën me kallash, unë vura kujën dhe me qetësi u afrova dhe i thash të lutem para 10 muajsh ishe në burg, pa të parë njeri merre këtë armë dhe kthehu, mos më bëj terror në shtëpi.

Ku është tha ajo më tha mua. Vajzën tjetër e kisha këtu ndërkohë, nusen në dhomën e saj. Del nusja në atë kohë, vajza thotë ‘ma ça është’, vajza që bëhet fjalë. Doli me bukë, me pjatë në dorë i vuri automatikun. Doli nusja nga dhoma i tha mos e godit atë se është shtatzënë.

Aty po dilte vajza tjetër dhe ia bëra me dorë që largohu se mund të na  vriste të gjithëve. Nxirrni Armanon tha për djalin, aty pastaj ajo i tha nuk ke punë me këta, por e ke me mua. Sa ktheu kurrizin çupa ai e goditi.”, u shpreh nëna e viktimës.

Kujtojmë se ngjarja tragjike u regjistrua mbrëmjen e të premtes, kur Elton Mataj shkoi në shtëpinë e prindërve të ish-gruas duke kërkuar takim me të.

Por, ende pa folur, Mataj ekzekuton me armë pas koke ish-bashkëshorten dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Pas disa orësh kërkime Mataj vihet në pranga.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy