KPK shkarkon nga detyra prokuroren e Tiranës, Daniela Sulaj

KPK shkarkon nga detyra prokuroren e Tiranës, Daniela Sulaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar sot nga detyra prokuroren Daniela Sulaj, e cila mbante pozicionin e Inspektores Magjistrate të Komanduar pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë te Drejtësisë (ILD).

Sipas KPK, prokurorja Sulaj nuk i ka kaluar me sukses të trija shtyllat e Vettingut, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Gjatë transaksioneve për blerjen e një trualli, Sulajt iu shfaqën probleme në kriterin e pasurisë. Aty është ndërtuar një objekt me dy kate plus papafingo plus kat nëntokë.

Nisur nga këto gjetje, Komisioni konstatoi mospërputhje për burimin e pasurisë dhe indicie se në këtë pasuri mund të kenë përkatësi pronësie edhe babai dhe vëllai tjetër i bashkëshortit të subjektit.

Sulaj ka ushtruar nga dhjetori i vitit 2007 deri në shkurt të vitit 2021 detyrën e Prokurores pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë Tiranë. Gjatë kësaj kohe ka ushtruar detyrën e prokurores në Seksionin për të Mitur, në Njësinë e Përbashkët Hetimore për Krimin Ekonomik dhe Korrupsionin, si dhe në Seksionin kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar.

Sulaj e ka filluar karrierën në vitin 2004 si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Në vitin 2008 ajo është transferuar në Prokurorinë e Tiranës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy