Aksidentoi për vdekje 38-vjeçari/ Identifikohet dhe arrestohet drejtuesi i automjetit në Kurbin

Aksidentoi për vdekje 38-vjeçari/ Identifikohet dhe arrestohet drejtuesi i automjetit në Kurbin

Policia e Kurbinit ka njoftuar se ka arrestuar pas dy ditësh shoferin 35-vjeçar, Sokrat Ratja i cili aksidentoi për vdekje këmbësorin në vendin e quajtur ‘Presa e Bamit’ në Fushë Mamurras.

Sipas policisë, Ratja, kishte aksidentuar për vdekje 38- vjeçarin dhe është larguar menjëherë nga vendi i aksidentit.

Me datë 31.05.2023, në aksin rrugor Fushë Mamurras - Adriatik, në vendin e quajtur "Presa e Bamit", nga një mjet në lëvizje i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, është aksidentuar shtetasi A. C. 38 vjeç, banues në Adriatik, që po lëvizte me biçikletë.

38- vjeçari është gjetur nga kalimtarët dhe më pas është transportuar në spital, por si pasojë e lëndimeve të rënda fizike të marra, ka ndërruar jetë.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale intensive të kryera nga shërbimet e policisë rrugore në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasit S. R., 35 vjeç, banues në Kurbin.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip "Benz" që drejtonte shtetasi S. R., në momentin e aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy