Caktohen masat e sigurisë për 14 të arrestuarit e operacionit “Fast” në Elbasan

Caktohen masat e sigurisë për 14 të arrestuarit e operacionit “Fast” në Elbasan

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë për 14 të arrestuarit e operacionit “Fast”, tre ditë më parë në një lokal në Bradashesh. 

 

I koordinuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan, operacioni u krye pas administrimit të informacioneve operative nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Forcën e Posaçme Operacionale. Gjatë ndërhyrjes në ambientet e një lokali në pronësi të Taulant Zykollarit, u kapën në flagrancë 14 persona, të cilët sipas Policisë rezultojnë me precedentë penalë të theksuar në fushën e krimeve kundër personit dhe narkotikëve, duke përbërë rrezikshmëri të lartë shoqërore.

 

Të arrestuarit dhe masat e vendosura nga gjykata janë:

Akil Kërtusha, 49 vjeç – arrest me burg

Ergys Tusha, 39 vjeç – arrest në shtëpi

Ervin Cani, 36 vjeç – detyrim paraqitje

Egi Caushi, 32 vjeç – arrest me burg

Maksim Suçi, 47 vjeç – arrest me burg

Ansen Mullai, 25 vjeç – arrest në shtëpi

Stefan Memelli, 46 vjeç – arrest me burg

Bujar Muça, 53 vjeç (sipërmarrës) – detyrim paraqitje

Jurges Mullai, 30 vjeç – detyrim paraqitje

Blerim Heta – detyrim paraqitje

Taulant Zykollari, 52 vjeç – detyrim paraqitje

Arjan Dada, 49 vjeç – detyrim paraqitje

Juxhino Zykollari, 17 vjeç – pa masë sigurie (i mitur)

Endri Dada, 29 vjeç – detyrim paraqitje

Gjatë operacionit dhe kontrolleve janë sekuestruar:

 

3 armë zjarri (pistoleta) dhe municion luftarak

Dorezë elektroshoku (neuroparalizuese)

4 radio komunikimi të ngjashme me ato të Policisë

Jelek me mbishkrimin “Policia”

Pajisje që ngjajnë me armë zjarri dhe sinjalizues në formë pistolete

Thikë, shkop metalik

Shuma të konsiderueshme parash

4 automjete, 13 celularë dhe pajisje DVR sigurie

Akuza të ngritura ndaj grupit përfshijnë:

 

Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit

Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik

Moskallëzimi i krimit

Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës

Përkrahja e autorit të krimit

Mbajtja pa të drejtë e uniformës

Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy