
Prokuroria e Beratit ka kërkuar dënimin me 15 vjet burg për 46-vjeçarin Belul Kokalari, i dyshuar për abuzim seksual me nipin 7 vjeç. Seanca është zhvilluar pasditen e së martës, ndërsa ndërsa prokurori i çështjes ka lexuar konkluzionet përfundimtare. Vendimi i gjykatës do të jepet në seancën e caktuar më datë 11 korrik. Ndërkohë, 46-vjeçari, Belul Kokollari është nga Kosova dhe akuzohet për veprën penale të “Marrëdhënieve seksuale apo homoseksuale me të mitur”. Dyshohet se ai ka abuzuar seksualisht me nipin e tij të mitur, ngjarje kjo, sipas dëshmive në dosje, e ndodhur në muajin nëntor të vitit 2021, kohë kur nipi kishte shkuar me pushime në shtëpinë e 46-vjeçarit. ,parashikuar nga Neni 100,paragrafi i parë i Kodit Penal.Kokollari akuzohet se ka përdhunuar nipin e tij 8-vjeç,me iniciale A.S në 4 Nëntor 2021 në banesën e tij në Malësinë e Madhe në Prizren,ku nipi kishte shkuar me pushime së bashku me nënën. Sipas hetimeve të kryera dhe të dhënave të grumbulluara, Prokuroria e Beratit ka konfirmuar se provohet që shtetasi Belul Kokollari ka përdhunuar nipin e tij, asokohe kur ndodhi ngjarja, ishte 7 vjeç.



