
Policia italiane ka vënë në pranga një 41-vjeçar shqiptar, pasi dyshohet se është i përfshirë në një rrjet prositucioni. Arrestimi i tij ka ndodhur në zonën e Bolsanos, aty ku policia ka kryer kontrolle pas dyshimeve se ushtrohej aktiviteti kriminal i prostitucionit.
Forcat e policisë kanë evidentuar shqiptarin i cili bënte xhiro të shpeshta rreth rrugës Siemens, duke transportuar vajza që dyshohet se ishin pjesë e këtij rrjeti. Mediat italiane raportojnë se ai u kap në flagrancë, ndërsa gjatë kontrollit iu gjetën 7000 euro kesh që vijnë nga aktiviteti kriminal.
41-vjeçari shqiptar ishte vendosur për të ruajtur zonën në mënyrë që të mos ketë incidente.



