Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për zhdukjen e avokatit Besnik Muço prej 12 ditësh. Hetimet kanë nisur pas denoncimit të familjarëve të avokatit dhe dyshimet janë përqendruar në pistën e rrëmbimit të personit. vokati Muço kishte dokumente të rregullta qëndrimi në Itali, ku jetonte me bashkëshorten dhe fëmijët e tij.
Bashkëshortja e Muços denoncoi në autoritetet dhe mediat italiane zhdukjen e të shoqit, i cili ishte nisur në tragetin e linjës Durrës-Bari më 2 nëntor, por që nuk kishte mbërritur te familja.
Menjëherë pas denoncimit të gruas, policia nisi hetimet duke ngritur disa pista, ndërsa ditën e sotme është vënë në lëvizje dhe Prokuroria.



