
Gjykata e Vlorës ka liruar nga burgu ditën e sotme efektivin e Delta Force, Lisien Myrtaj. Ky i fundit, u arrestua pak ditë më parë, pasi u përfshi në një konflikt me armë me shtetasin Juxhino Todi.
Ndonëse u arrestua me akuzën e “Vrasje e mbetur në tentativë”, në vendimin e gjykatës thuhet se pas hetimeve të kryera është dokumentuar me prova se efektivi i policisë ka qëlluar për vetëmbrojtje. Burime nga seanca gjyqësore, kanë konfirmuar se nga këqyrja e vendit të ngjarjes është gjetur një gëzhojë e plasur dhe disa të tjera të paplasura, që i përkasin pistoletës së Juxhino Todi, djali i kryeplakut të Kaninës, Astrit Aliajt.
Lisien Myrtaj i është kundërpërgjigur më pas me armën e shërbimin, nga një distancë 5-10 metra me qëllim për ta trembur dhe jo për ta ekzekutuar. Ky përfundim del edhe nga fakti se në karikatorin e armës së tij janë gjetur 8 fishekë, që sipas hetuesve, i ka pasur mundësitë nëse ka patur si qëllim për ta ekzekutuar. Nisur nga këto prova, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Kujtojmë që ngjarja ndodhi më 29 prill, në lagjen “10 Korriku” në Vlorë.



