
Një person është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Malësinë e Madhe.
Sipas policisë, Vasel Vuçinaj, 49 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të banesës së shtetasit M.Ç, 51 vjeç, banues në Vukël, i cili ka mbetur i plagosur në shpatull dhe ndodhet në spital, jashtë rreziku për jetën.
Policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatik dhe 12 gëzhoja.
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.



