
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 22-vjecar, pasi është kapur në flagrancë me nëntë doza kokaine. Sipas burimeve të policisë, i riu dyshohet se shpërndante ato në qytetin bregdetar.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. C., 22 vjeç, banues në Durrës.
Gjatë patrullimit, Forcat e Posaçme “Shqiponja” e kanë konstatuar këtë shtetas në afërsi të banesës së tij dhe gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur 9 porcione me lëndë narkotike të dyshuar si kokainë dhe një peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.



