
Një operacion i policisë së Shkodrës, i koduar “Hoti”, ka goditur një rast të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, duke vënë në pranga një pakistanez.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Anwar Mahmud, 35 vjeç, banues në Swat, Pakistan.
35-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë, në aksin rrugor Shkodër - Hani i Hotit, së bashku me 6 shtetas të huaj nga vendet e treta, të cilët dyshohet se do t’i kalonte për në Mal të Zi, nëpërmjet kufirit të gjelbër, kundrejt pagesës, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.
Ndaj të dyshuarit, materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.



