Zjarri në fshatin Kakavijë përhapet në territorin grek/ Dy avionë nga Janina ndihmojnë në shuarjen e flakëve

Zjarri në fshatin Kakavijë përhapet në territorin grek/ Dy avionë nga Janina ndihmojnë në shuarjen e flakëve

Një vatër zjarri është regjistruar sot në fshatin Kakavijë, në pjesën e poshtme të kishës. 

Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve, të cilat janë zhvendosur drejt pjesës veriore të fshatit dhe më pas kanë kaluar në territorin grek.

Në vendngjarje ndërhynë 7 mjete zjarrfikëse nga qarku i Gjirokastrës, të cilat u angazhuan intensivisht për shpëtimin e tre të moshuarve, të cilët ndodheshin në banesat e tyre, në rrezik të drejtpërdrejtë nga zjarri.

Sipas kryetarit të Bashkisë Dropull, Dhimitër Toli, në ndihmë të forcave shqiptare erdhën edhe dy avionë zjarrfikës nga Janina, të cilët ndihmuan në shuarjen e plotë të flakëve dhe në eliminimin e rrezikut për banorët.

Bilanci paraprak i dëmeve përfshin djegien e tre banesave, ndërsa autoritetet po vlerësojnë dëmet e tjera materiale në zonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy