Vrau 61-vjeçarin në oborrin e shtëpisë/ Arrestohet ish-ushtaraku në Tiranë

Vrau 61-vjeçarin në oborrin e shtëpisë/ Arrestohet ish-ushtaraku në Tiranë

Arrestohet autori i vrasjes së 61-vjeçarit, Dorian Latollari, i vrarë sot në oborrin e shtëpisë së tij në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu” në Tiranë.

Në pranga ka rënë Fatmir Demiri, (ish-ushtarak) 37 vjeç, i dënuar më parë për Dezertim nga shërbimi Ushtarak.

37-vjeçari e ka pranuar autorsinë dhe është shprehur se për disa konflikte të meparshme, dyshohet për konflikte pronësie, me vetëpërgjegjësi e ka goditur viktimën me sende të forta.

Njoftimi i policisë:

Ndalohet një 37-vjeçar, për veprën penale “Vrasja”.

37-vjeçari i dënuar më parë për Dezertim nga shërbimi Ushtarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, me marrjen e njoftimit se në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, në oborrin e banesës shtetasi D.L., 61 vjeç, ishte gjetur pa shenja jete, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një pune të mirorganizuar dhe hetimeve instensive bënë të mundur zbulimin e ngjarjes, dhe kapjen e autorit të dyshuar shtetasin F.D., 37 vjeç, banues në Tiranë.

37-vjeçari e ka pranuar autorsinë dhe është shprehur se për disa konflikte të meparshme, dyshohet për konflikte pronësie,  me vetëpërgjegjësi ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen shtetasit D.L.

 Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy