Dyshohet të ketë abuzuar seksualisht me një 12-vjeçar, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

Dyshohet të ketë abuzuar seksualisht me një 12-vjeçar, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

Një 39-vjeçar ështe arrestuar në flagrancë nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se ka abuzuar me një të mitur 12 vjeç.

Policia njofton se shtetasi me ininciale I.C akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 12-vjeçar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme

Njoftimi i plotë i Policisë Tiranë:

Vihen në pranga 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. V., 29 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë ndalimi i shtetasit R. T., 35 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familja”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Marrëdhenie seksuale ose homoseksuale me të mitur” të shtetasit I. C., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një shtetas të mitur 12 vjeç.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. A., 20 vjeçe, A. B., 42 vjeç dhe F. Xh., 29 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

A. M., 23 vjeç dhe M. S., 21 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse;

Sh. Xh., 16 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin pa lejen përkatëse të drejtimit është përplasur me motomjetin me drejtues A. H., 21 vjeç. Si pasojë është dëmtuar njëri prej drejtuesve shtetasi A. H., 21 vjeç dhe pasagjeri në motomjetin me drejtues Sh. Xh., të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy