
Një zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Kokrevë të Njësisë AdministrativeHotolisht të Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës, ndërsa si pasojë e flakëve është shkrumbuar e gjithë banesa. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrëfikëse të cilët kanë fikur flakët. Banesa mësohet se është në pronësi të shtetasit Sami Çota, familja e të cilit përbëhet nga 7 anëtarë. Paraprakisht, dyshohet se zjarri u shkaktua nga një shkëndijë elektrike, megjithatë do të jenë ekspertët që do të nxjerrin shkaqet.



