
Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një banesë në hyrje të qytetit të Shkodrës, duke shkaktuar dëme materiale, por pa pasoja në njerëz.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Liria”, ku flakët kanë përfshirë një pjesë të banesës, ndërsa shërbimet zjarrfikëse janë paraqitur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur izolimin e zjarrit për të shmangur përhapjen e tij në banesat përreth.
Sipas informacioneve paraprake, shkaku i rënies së zjarrit nuk dihet ende, ndërsa policia dhe zjarrfikësja po hetojnë për të zbuluar arsyet e ngjarjes.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.



