Polici i Kapshticës, grup trafiku njerëzor me 7 mijë euro personi (VIDEO)

Polici i Kapshticës, grup trafiku njerëzor me 7 mijë euro personi (VIDEO)

Një efektiv policie dhe 2 persona të tjerë u arrestuan si anëtarë të një rrjeti kriminal që trafikonte njerëz drejt Francës, me qëllim azilin. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, gjatë operacionit të koduar “Green border 2” kanë goditur një rrjet të trafikimit të qenieve njerëzore.

SHÇBA kishte regjistruar një procedim penal mbi bazën e informacioneve që kishte siguruar për kalimin e shtetasve shqiptare dhe të huaj, përmes kufirit të gjelbër drejt Greqisë e Maqedonisë në mënyrë ilegale, mes tyre me destinacion final Francën për azil kërkim. Në pranga ra Artan Ceno, 44 vjeç, punonjës policie me detyrë kontrollor në pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, Korçë, Majlinda Seiti, 52 vjeçe dhe Adriano Kocoli, 52 vjeç, të dy nga Korça.

Kundrejt pagesave që varionin nga 6 në 7 mijë euro për person, grupi i dyshuar, krijonte kushtet për të kaluar drejt vendit fqinj, qytetarë të ndryshëm nga Shqipëria dhe Kosova, në kundërshtim me ligjin, me destinacion Francën për azil kërkim. Në disa raste këta shtetas, në bashkëpunim me punonjësin e policisë, tashmë të arrestuar, kanë kaluar nga kufiri i gjelbër, fëmijë të mitur, të cilët më pas kërkonin azil si të pashoqëruar, në vende të ndryshme të Europës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy