Sherr në pedonalen e Durrësit, plagosen me thikë tre të rinj

Sherr në pedonalen e Durrësit, plagosen me thikë tre të rinj

Një konflikt çasti është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në zonën e pedonales, pranë plazhit në Durrës, ku tre të rinj mbetën të plagosur me thikë.

 

“Pse më pe shtrembër”, ishte fjala që nisi gjithçka, duke përfunduar me sherr masiv dhe përdorimin e thikës.

 

Sipas policisë, gjatë një konflikti të çastit janë dëmtuar shtetasit F.B., 19 vjeç, L.C., 20 vjeç dhe U.C., 18 vjeç. 

 

Dy prej tyre kanë marrë plagë të shumta dhe janë transportuar në Spitalin e Durrësit, ndërsa i treti ka pësuar lëndime të lehta dhe nuk ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore. Të tre ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Nga hetimet paraprake rezulton se në konflikt janë përfshirë shtetasit L.Ç., 19 vjeç dhe një 15-vjeçar, të dyshuar si autorë të plagosjes.

 

Efektivët e policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tyre, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë në vijim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy