Policia e Tiranës ka bërë të ditur sot se dy vëllezërit A. Ç., 21 vjeç dhe G. Ç., 27 vjeç, banues në Krujë, kanë rënë në prangat e policisë.

Sipas njoftimit zyrtar, dy të arrestuarit ishin të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Njëri prej tyre, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, si bashkëpunëtor në vjedhjen me armë, të një shume parash, në një karburant, në fshatin Arramerras, në vitin 2021.
Gjithashtu, dyshohet se në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasi G. Ç., më datë 07.04.2024, kanë goditur me grushte shtetasin S. D. dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri, në ajër, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.



