
Gazetari Arsen Rusta për ‘MCN Live’ në një lidhje me studion ka komentuar detajet e reja nga operacioni i drogës ‘Tempulli’. Ai tha se sot pritet që gjykata e Tiranës të vlerësojë masën e sigurisë për 29 nga 100 të arrestuarit në kryeqytet. Rusta sqaroi se operacioni është qujtur ‘Tempulli’ sepse kemi të bëjmë me shpërndarës droge në tempullin e dijes, pra në oborret dhe afër shkollave.
Sipas tij, të gjithë prisnin një listë me emrat e bosëve, por që ende nuk ekziston një e tillë, ndërsa shtoi se risi ka qenë zbulimi i saj, droga nga sintetike, xhelatinë, ndërsa bilanci me figurë, emra dhe pamje ka munguar dhe nuk kemi një listë.
Janë masa të dhëna në mungesë, sot do bëhet verifikimi për 29 nga 100 të arrestuarit dhe po ashtu në ditët në vijim dhë në qytetet e tjera, ndërsa i vetmi i ndalur që dhe njihet është “Ujku i Cërrikut”. Janë arreste që nuk kanë ndodhur të gjitha ditën e djeshme, por masa e sigurisë prokuroria të paktën thotë se do jenë të njëjta, më pas do shihet se çfarë do vendosë gjykata. Mbetet për tu parë nëse do ketë hetime pasurore. Të arrestuarit janë të njohur mes tyre të përfshirë në këtë aktivitet kriminal që vetë policia e pranon se janë thjesht shpërndarës.
Më tej ai theksoi se duket se do mbetet ende pa përgjigje se kush janë furnizuesit e tregut me drogë, ndërsa shtoi se droga xhelatizone e ardhur nga Kanadaja mbetet pikëpyetje se si erdhi deri tek ne dhe kush janë organizatorët sepse janë 23 grupe që operonin në të gjithë vendin.
Është hetim që në pamje të parë ka dhe skepticizëm por heqja e shpërndarësve të drogës nga oborret e shkollës ka rëndësinë e vetë. Por se cilët janë emrat dhe personazhet ende s’jemi në këtë fazë sepse dhe vetë policia nuk ka pasur asnjë personazh me pamje që është arrestuar dhe e vetmja pamje e siguriar është ajo që i përket ujkut të cërrikut. Sa i përket numrit më të amdh të shpërndarsve është Tirana, pastaj Vlora, Elbasani, Durrësi po ashtu ka shpërndarës, por është një hetim që sipas policisë vazhdon ende të jetë i hapur.
Do kemi veprime të tjera dhe hetime paërveç masave që pritet të jepen sot. Pritet të bëhet identifikimi, por kryesisht janë persona që nuk kanë raport me ekonominë e tregut dhe nga ana tjetër disponojnë automjete dhe hetimi pasurtor është ajo ku do ndalet prokuroria.



