“Albania”/ Sekuestrohet 444 kilogramë kokainë e pastër në Uruguai, u hodh nga një avion (VIDEO)

“Albania”/ Sekuestrohet 444 kilogramë kokainë e pastër në Uruguai, u hodh nga një avion (VIDEO)

Sekuestrohet në Uruguai 444 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë, gjatë një operacioni të koduar “Albania”.

Sipas mediave vendase, lënda narkotike, kokainë e pastër u sekuestrua të premten e kaluar në zonën e Tacuarembo, ku u hodh nga një avion i vogël i cili fluturonte mbi zonën e Rincion de Zamora.

Kokaina u gjet në një kamion që transportonte dru zjarri, pas zhvendosjes nga një kamion tjetër, çka çoi në arrestimin e dy drejtuesve të mjeteve me moshë 24 dhe 36 vjeç.

Si bashkëpunëtor për njoftimin lidhur me vendin ku avioni kishte hedhur drogën, u arrestua edhe një 20-vjeçar.

Në konferencën për mediat, drejtuesi i policisë së Tacuarembo, Richard Saravia, foli për një sekuestrim rekord.

Një nga të arrestuarit ishte hetuar në operacionin “Albania”, i cili filloi në vitin 2021, por asokohe nuk arritën që të sigurohen provat për ta dënuar.

Me vlerë tregu nëse do të shitej në doza, lënda narkotike kap një vlerë prej 15 milionë dollarë.

Autoritetet vendase deklaruan se nuk dihet se nga vinte kokaina dhe as nëse ka shqiptarë të përfshirë referuar operacionit të koduar "Shqipëria".

Ndërkohë hetimet e autoriteteve të Uruguajit janë në vijim, të shtrira në Brazil, Argjentinë dhe Paraguaji.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy