Aksident me pasojë tre persona të plagosur është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:45, në lagjen nr. 13, Durrës, te mbikalimi i Plepave, ku automjeti me drejtues shtetasin Q. B., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi Q. B., dhe pasagjerët që udhëtonin në këtë automjet, shtetasja F. B., dhe shtetasi M. B., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



