Shpërndante kokainë dhe kanabis, “Shëtitorja” vë në pranga një person në Elbasan

Shpërndante kokainë dhe kanabis, “Shëtitorja” vë në pranga një person në Elbasan

“Shëtitorja” u kodua një operacion i policisë së Elbasanit, për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga një person që shpërndante kokainë dhe kanabis.

Në kuadër të këtij operacioni është vënë në pranga shtetasi I. F., 42 vjeç, banues në Elbasan, pasi është kapur në flagrancë me doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë. 

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, është gjetur një pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me 1 peshore elektronike, 2 aparate celulare dhe dozat me kokainë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Elbasanit. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të aktivitetit të tij kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy