
Komiteti Shqiptar i Helsinkit së fundmi ka bërë një monitorim përkitazi me faktin nëse qytetarët kanë njohuri për ndihmën juridike të garantuar nga shteti.
Ky monitorim sipas juristes së KSHH, Ardita Kolmarku e ftuar në edicionin e lajmeve në MCN TV, rezulton që njohuria e qytetarëve për bazën ligjore, dhe veçanërisht për këtë ligj, lëe shumë për të dëshiruar.
“Monitorimi që është bërë nga KSHH në qytetin e Kukësit, Himarës dhe Librazhdit, kryesisht te moshat e reja, te rreth 186 qytetarë, ka rezultuar se e drejta e tyre qytetare për të kërkuar ndihmë juridike falas nuk qëndron, pasi ata nuk kanë as njohuritë më bazike për të kërkuar këtë të drejtë. Është mjaft shqetësuese ndërgjegjësimi i qytetarëve në këtë aspekt.



