Humbi jetën nga përmbytjet, gjendet trupi i 44-vjeçarit

Humbi jetën nga përmbytjet, gjendet trupi i 44-vjeçarit

U mbyt 3 ditë më parë pasi e mori rrjedha e lumit Mat, trupi gjendet sot 40 kilometër larg vendit të ngjarjes.

Xhevahir Ndoji, 44 vjeç ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tip fuoristradë në fshatin Plan i Bardhë, Rrëshen kur u rrëmbye nga rrjedha e lumit të tejfryrë nga reshjet e shiut.

Banorë të zonës thanë se makina u rrotullua disa herë në lumë, por nuk panë asnjë të dilte prej aty.

Trupi i pajetë u gjet vetëm ditën e sotme, rreth 40 kilometra nga vendi që e rrëmbeu rrjedha e lumit të dalë nga shtrati. Trupi i pajetë i Ndojit u gjet rastësisht nga një banor i zonës.

Xhevahir Ndjoi u konsiderua viktima e parë e motit të keq që përfshiu ditën e martë vendin. 

44-vjeçari që humbi jetën ditën e djeshme në Mat si pasojë e përmbytjeve, do të fejonte njërën nga 4 vajzat, por ai humbi jetën 48 orë para gëzimit familjar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy