
Katër persona janë arrestuar ditën e sotme nga Policia e Shkodrës, ndërsa është sekuestruar edhe një sasi e konsiderueshe lëndë narkotike kanabis sativa.
Sipas burimeve nga uniformat blu, është sekuestruar një sasi prej 30 kilogrmë kanabis, si dhe një armë zjarri.
Përsa i përket të ndaluarve, burimet bëjnë të ditur se ata kanë kapur në fshatin Grudë-Fushë, në Malësinë e Madhe. Ata po tentonin të trafikonin sasinë e lëndës narkotike ndërsa janë zbuluar nga policia në momentin final.



