Video/ Shisnin drogë të ndarë në doza në rrugët e Tiranës, 4 të arrestuar

Video/ Shisnin drogë të ndarë në doza në rrugët e Tiranës, 4 të arrestuar

3 adoleshentë në Tiranë janë arrestuar nga policia, pasi janë kapur duke shpërndarë drogë në zonën e Ish-Parkut në kryeqytet.

Në kuadër të koduar "Kontaktuesit", u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", i shtetasve: H. D., 17 vjeç, R. B., 16 vjeç dhe M. U., 17 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa.

Këta shtetas, pasi siguronin sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, e shisnin atë në zonën e quajtur "Ish-parku" dhe në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.

Po ashtu në kuadër të operacionit policor të koduar "Sharra", u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike".

Shtetasi R. L. kishte kultivuar bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, në fshatin Sharrë, në vendin e quajtur "Përroi i Lamucve".

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, u gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me bimët narkotike.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi R. L., pasi kultivonte bimë narkotike, e përgatiste lëndën narkotike cannabis sativa në doza, gjithashtu siguronte lëndë narkotike kokainë, të cilën e ndante në doza, dhe i shiste më pas, në zona të ndryshme të Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy